Publikohet formacioni i Kosovës kundër Qipros

Publikohet formacioni i Kosovës kundër Qipros

Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë përsëri ndryshime në formacionin e Kosovës.

Foda ka vendosur të luaj me Emërllahun e Jasharin në mesfushë, teksa ka vendosur që për titulluar ta lë sulmuesin Ermal Krasniqi, kurse në portë është rikthyer Muriq.

Kosova luan sot kundër Qipros në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen që është e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, ndërsa pak para fillimit të takimit janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Kosova: Muric, Vojovda, Am. Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, Rashica, Zhegrova, Krasniqi, Al.Rrahmani.

Qipro: Demetriou, Andreou, Karo, Laifis, Makris, Charalampous, Artymastas, Noannou, Kastanos, Pittas, Loizou.

Kosova momentalisht ndodhet në pozitën e dytë në grup, me gjashtë pikë të grumbulluara nga tri ndeshje të zhvilluara.

Related Articles