“Fol” shpërblen gazetarët për hulumtimet në fushën e prokurimit publik

“Fol” shpërblen gazetarët për hulumtimet në fushën e prokurimit publik

Lëvizja “Fol”, ka shpallur fituesit e tre çmimeve kryesore për gazetarët më të mirë për raportim në fushën e prokurimit publik në Kosovë.

Gazetarja hulumtuese e BIRN, Doruntina Kastrati  ka fituar çmimin e parë me hulumtimin “Tenderi i dyshimtë për familjen e ministrit”.

Ndërkaq vendin e dytë e ka fituar gazetari, Besnik Krasniqi nga Kohavision me hulumtin, “ Dallavere për hava”.

Përderisa gazetarët, Valon Fana dhe Virtyte Gërvalla nga BIRN kanë fituar çmimin e tretë me hulumtim, “Komuna e Gazmend Muhaxherit kurdis tenderin për familjarët e Ramiz Kelmendit”.

Gazetarja, Doruntina Kastrati u ka bërë thirrje gazetarëve që fokus të punës së tyre të kenë fushën e prokurimit.

Ndërkaq, Valon Fana nga BIRN, fitues i çmimit të dytë nga Lëvizja FOL tha se është ndjenjë e veçantë fitimi i këtij çmimi.

Related Articles