Fonseca kërkon ndihmë për t’u larguar nga Ukraina
Trajneri portugez Paulo Fonseca është bllokuar në Kiev të Ukrainës, shkruan Gazeta Enigma.
Ish-trajneri i Romës gjendet në Ukrainë dhe nuk ka arritur të largohet së bashku me familjen e tij.
Ai ka thënë se së bashku me familjen e tij po e kalojnë një përiudhë të vështirë duke e quajtur një luftë të papranueshme.
“Unë dhe familja ime po kalojmë një periudhë shumë të vështirë në mes të një lufte të papranueshme. Megjithatë, ne besojmë se paqja përfundimisht do të mbizotërojë dhe ne duhet të mbetemi të fortë.Kam marrë mesazhe nga shumë njerëz në Portugali, Itali dhe në mbarë botën dhe dua t’i falënderoj të gjithë për kujdesin që i keni treguar familjes sime dhe unë në këtë kohë”, deklaroi Fonseca./GazetaEnigma/