Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë eliminuar gjeneralmajorin rus, Andriy Kolesnikov.
Kjo është bërë e ditur nga Forcat Tokësore të Ukrainës.
Në vitin 2021, gjeneralmajor Andrey Kolesnikov u bë komandanti i Ushtrisë së 29-të të Qarkut Ushtarak Lindor (VVO).
Gjithashtu, sot u raportua për një eliminim tjetër të një oficeri të ushtrisë pushtuese ruse Vyacheslav Maklagin. Terroristi mori pjesë në “operacionet” e rusëve në Siri.
Kjo është dita e 16-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.
Sipas OKB-së mbi 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.
Ndërsa rreth 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.