Kryetari i Bashkësisë së Slavutych tha se trupat ruse ishin larguar nga qyteti pas raportimeve gjatë fundjavës se ata që e kishin pushtuar atë.
Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës thanë në orët e para të mëngjesit të sotëm se disa trupa ruse po tërhiqeshin nga rajoni i Kievit në Bjellorusi.
“Rigrupimi i njësive individuale nga Distrikti Ushtarak Lindor vazhdon”, thuhet në një postim në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.
“Njësitë që kanë pësuar humbje të konsiderueshme gjatë operacioneve sulmuese zakonisht vendosen në Bjellorusi për të rivendosur aftësinë luftarake”.