Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte në udhëtim ndaj Anglisë në ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi brazilian ka vendosur që në portë të startojë me Thomas Strakoshën.
Mbrojtja përbëhet nga Ivan Balliu, Naser Aliji, Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti.
Në ndërkohë, në mesfushë nga minuta e parë do të luajnë Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Ylber Ramadani.
Faza e sulmit përbëhet nga Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni.
Tek Anglia në anën tjetër nga minuta e parë do të luajnë yjet si Jude Bellingham, Harry Kane, Phil Foden, Marcus Rashford.
Formacionet zyrtare:
Anglia: Pickford, Walker, Rice, Konsa, Foden, Kane, Bellingham, Rashford, Burn, Jones, Lewis-Skelly.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Laçi, Ramadani, Asani, Bajrami, Uzuni.