Në Estadio Benito Villamarin zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së 17-të në La Liga ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës.
Katalunasit janë liderë në La Liga me 47 pikë, pesë më shumë se Real Madridi (që po ashtu nuk e ka zhvilluar takimin e xhiros së 17-të ndaj Valencias).
Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Manuel Pellegrini dhe Xavi Hernandez, të cilët i kanë zgjedhur lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Real Betisit: Rui Silva; Ruibal, Luiz Felipe, Pezzella, Abner; William Carvalho, Guido Rodriguez; Fekir, Canales, Luiz Henrique; Borja Iglesias.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Busquets, Frenkie De Jong, Gavi; Pedri, Lewandowski, Raphinha.
