Formacionet zyrtare, Dinamo Zagreb – Ballkani

Formacionet zyrtare, Dinamo Zagreb – Ballkani

Ballkani luan ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.

Kampioni i Kosovës do të mbyll sot ndeshjet e grupeve, pasi zhvillohet raundi i gjashtë dhe ende tri skuadra janë në garë për pozitën e dytë në Grupin C.

Ballkani për të kaluar tutje duhet të fitojë ndeshjen ndaj kroatëve, ndërsa në anën tjetër Astana nuk duhet të marr fitore ndaj Plzen.

Për këtë ndeshje Ilir Daja ka vendosur të luajë me emra si Hamidi, Gripshi dhe Berisha në sulm.

Në anën tjetër te Dinamo do të luajnë në sulm mera si Petkovic dhe Baturina.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Stadion Maksimir” të Zagrebit me fillim nga ora 21:00.

Dinamo Zagreb: Zagorac, Sutalo, Petkovic, Baturina, Ristovski, Susic, Misic, Kaneko, Perkovic, Peric, Vidovic.


Ballkani: Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuç, Zyba, Gripshi, Hamidi, Berisha.

Related Articles