Formacionet zyrtare: Ekuador – Senegal, përballje direkte për kalimin e grupit

Formacionet zyrtare: Ekuador – Senegal, përballje direkte për kalimin e grupit

Ekuadori dhe Senegali takohen në rrethin e tretë të Grupit A në Kampionatin Botëror.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Khalifa International Stadium”.

Ekuadori ka pikët e njëjta me Holandën në kreun e tabelës me katër sosh dhe një barazim do u mundësonte kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër Senegali duhet të fitojë me patjetër, pasi ka tri pikë dhe barazimi nuk i kryen punë, pasi kanë golaverazh më të keq se ekuadorianët.

Formacionet zyrtare:

Ekuador: Galindez, Preciado, Torres, Hincapie, Estupinan, Gruezo, Franco, Caicedo, Plata, Estrada, Valencia.

Senegal: E. Mendy, Koulibaly, Diallo, Jakobs, Sabaly, P. Gueye, G. Gueye, Ciss, Sarr, Ndiaye, Dia. /

Related Articles