Gjilani dhe Prishtina sot do të përballen në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Para fillimit të ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje e cila fillon në orën 15:00.
Zekirija Ramadani ka vendosur të luajë në fazën e sulmit me Solomonin dhe Mevlan Zekën të mbështetur nga Elton Cale dhe Arbnor Ramdani.
Kurse, Ismet Munishi ka vendosur të luajë n fazën e sulmit me Mendurim Hotin, Leotrim Kryeziun dhe Kreshnik Ukën, raporton Gazeta Enigma.