Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Japoni – Kroaci që luhet në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Botës.
Japonia do të luajë me formacionin 3-4-3.
Në sulm te japonezët do të luajnë Kamada, Maeda dhe Doan.
Kurse, Kroacia do të luajë me formacionin 4-1-2-3.
Perisic, Petkovic dhe Kramaric e përbëjnë treshen e sulmit për kroatët, raporton Gazeta Enigma.
Në mesfushë për kroatët do të jetë treshja legjendare Kovacic, Brozovic dhe Modric.