Formacionet zyrtare: Juventus – PSG

Formacionet zyrtare: Juventus – PSG

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja e fundit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Paris Saint-Germainit.

Zonja e Vjetër është jashtë garës më të madhe evropiane për klube, por shpreson të përfundojë në vend të tretë në Grupin H, në mënyrë që të vazhdojë në Ligën e Evropës.

Bianconerët kanë tri pikë, aq sa ka edhe Maccabi Haifa (që luan ndaj Benficas), prandaj duhet të fitojnë që ta kenë të sigurt qëndrimin në garat evropiane pa u varur nga rezultati në sfidën tjetër.

Strategët Massimiliano Allegri dhe Christophe Galtier kanë bërë përzgjedhjen e taktikave dhe të futbollistëve që do të luajnë nga fillimi.


Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Gatti, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Miretti; Milik.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Hakimi, Ramos, Marquinhos, Bernat; Fabian Ruiz, Vitinha, Verratti; Carlos Soler; Messi, Mbappe.

Related Articles