Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Malisheva – Gjilani që luhet në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë.
Malisheva kërkon fitoren e katërt radhazi ndaj Gjilanit për ta bërë më të lehtë qëndrimin në Superligë.
Kurse, Gjilani vjen pas dy barazimeve në ligë dhe një humbje në Kupën e Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit kërkon fitore për të mbajtur hapin në garën për titullin e kampionit.
Mërgim Pefqeli, Soboëale dhe Xhevdet Shabani e përbëjnë treshen e sulmit për vendasit.
Ismet Munishi ka vendosur të luajë në sulm me treshen Shend Kelmendi, Gerhard Prognin dhe Blerim Krasniqin.
Malisheva – Gjilani luhet nga ora 13:00.