Në Old Trafford zhvillohet ndeshja vendimtare e ‘play-offit’ të Ligës së Evropës ndërmjet Manchester Unitedit dhe Barcelonës.
Takimi i parë i zhvilluar në Camp Nou përfundoi me rezultat të barabartë (2-2), me golat e Marcos Alonso dhe Raphinha për katalunasit dhe Marcus Rashford e autogoli i Jules Kounde për Djajtë e Kuq.
Strategët Erik ten Hag dhe Xavi Hernandez kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të inkuadrohen nga fillimi dhe i kanë caktuar taktikat e tyre për këtë sfidë.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lisandro, Shaw; Fred, Casemiro, Bruno Fernandes; Sancho, Weghorst, Rashford.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Busquets, Frenkie De Jong, Kessie; Sergi Roberto, Lewandowski, Raphinha.
