Formacionet zyrtare për derbin: Ballkani – Drita

Formacionet zyrtare për derbin: Ballkani – Drita

Janë bërë publike formacionet zyrtare për derbin Ballkani – Drita që luhet në kuadër të xhiros së 24-të në Superligë.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja ekipet pasi Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 49 pikë, dy pikë më shumë se Drita që është në pozitën e dytë, raporton Gazeta Enigma.

 Ballani – Drita luhet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani do të luajë me formacionin e zakonshëm, Ilir Daja ka vendosur që në fazën e sulmit të luajë me Albion Rrahmanin, Nazmi Gripshin dhe Meriton Korenicën.

Related Articles