Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Qipro – Kosovë, që luhet në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Kosova do të luajë me formacionin 4-3-3, ndeshje e cila do të jetë e rëndësishme për trajnerin francez Alain Giresse.
Treshja e sulmit për ‘Dardanët’ do të jetë Muriqi, Zhegrova dhe Rashica.
Në bankën rezervë është lënë Arbër Zeneli.
Qipro – Kosovë luhet nga ora 18:00.