Pas periudhës së pushimit dimëror, klubet e futbollit në Kosovë i rikthehen garave këtë fundjavë, me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër ndeshje tjera luhen të dielën, e të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet.
Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme, por në përgjithësi në këtë fazë zhvillohet ai në Gjilan, ku Gjilani pret Prishtinën.
Ky duel gjykohet nga Visar Kastrati me ndihmësit Fatmir Sekiraqa e Fatlum Jashari.
Formacionet zyrtare: