Formacionet zyrtare: Unitedi luan për fitore ndaj Villarrealit

Formacionet zyrtare: Unitedi luan për fitore ndaj Villarrealit

Manchester Unitedi është mysafir i Villarrealit në Estadio de la Ceramica për ndeshjen e xhiros së pestë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë në krye të Grupit F me shtatë pikë, aq sa ka edhe Nëndetësja e Verdhë, ashtu që është një përballje e drejtpërdrejtë për rrugëtimin e mëtutjeshëm të dy skuadrave, derisa edhe Atalnta (pesë pikë) dhe Young Boys (tri pikë) janë në akoma matematikisht në garë për një vend në fazën e eliminimit direkt.

Trajnerët Unai Emery dhe Michael Carrick i kanë përgatitur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Trigueros, Moi Gómez, Parejo, Capoue; Pino, Danjuma.

Formacioni zyrtar i Villareal

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Sancho, van de Beek, Martial; Cristiano Ronaldo.

Formacioni zyrtar i Manchester United

Related Articles