Formacionet zyrtare: Zvicër – Kosovë

Formacionet zyrtare: Zvicër – Kosovë

Janë publikuar formacionet zyrtare për miqësoren Zvicër – Kosovë e cila luhet nga or a 18:00 në Cyrih.

Zvicra do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Në formacionin e helvetikëve do të luajnë nga fillimi Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kurse në bankën rezervë është lënë Andi Zeqiri.

Kosova do të luajë me formacionin 4-3-3.

Në portë e nisë nga fillimi Aro Muric i mbështetur nga dyshja e qendërmbrojtjes Rrahmani – Kryeziu, kurse në krahë të mbrojtjes do të jenë Hadërgjonaj dhe Vojvoda.

Mesfusha përbëhet nga treshja Idrizi, Loshaj dhe Valon Berisha.

Në fazën e sulmit do të luajnë Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Zymer Bytyqi./GAZETA ENIGMA/

Related Articles