Ukraina merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme

Ukraina merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme

Ukraina dhe disa vende të tjera jo-anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në një takim dyditor të ministrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet gjatë javës së ardhshme, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Aleanca.

“Ministrat e Jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme do të marrin pjesë në takimin e 7 prillit”, thuhet në deklaratën e NATO-s, raporton CNN të martën. 

Më tej është bërë e ditur se disa nga ministrat mund të marrin pjesë përmes video-lidhjes.

Kryediplomatët e 30 vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi rus i Ukrainës. / Gazeta Enigma.

Related Articles