Kombëtarja e Kosovës sonte do të vazhdojë me ndeshjet e radhës kualifikuese për “Katar 2022”.
Në kuadër të tre ndeshjeve kualifikuese përgjatë muajit shtator, Kosova do të fillojë ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Gjeorgjisë si mysafir sonte (e enjte) nga ora 18:00. Kombëtarja e Kosovës mund të fillojë me këtë përbërje ndeshjen e sotme:
Muric; Hadergjonaj, Rrahmani, Dresevic, Aliti; Halimi, Shala, Berisha; Rashani, Kastrati, Muriqi.
Pas Gjeorgjisë, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e tjera në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë më 5 shtator dhe Spanjës më 8 shtator.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës është pa fitore pas dy ndeshjeve të para të fazës së grupeve në kualifikimet për Botëror “Katar 2022”, duke pësuar dy humbje, ndaj Suedisë dhe Spanjës dhe duke u pozicionuar si e fundit në tabelë momentalisht, si e vetmja kombëtare pa asnjë pikë.
“Dardanët” shpresojnë sot në pikët e para për kualifikmet e Botërorit të ardhshëm.