Mësohet identiteti i dy viktimave që mbetën të vrarë në Tiranë

Mësohet identiteti i dy viktimave që mbetën të vrarë në Tiranë

Ora News ka mësuar identitetin e dy viktimave mbetën të vdekur mbrëmjen e sotme në një atentat në zonën e Astirit.

Bëhet fjalë për Erigers Mihasi, 32-vjeçari i cili ka qenë i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë në vitin 2016, por që më pas është liruar nga qelia.

Ndërkohë që viktima e dytë është Armand Dumani 26 vjeç, i cili mësohet se ka qenë pasagjer së bashku me Mihasin.

Armando Dumani ka qenë i arrestuar per grabitjen e një filiali banke në Vlorë dhe është dënuar për këtë ngjarje.

Ka qenë një makinë në lëvizje ajo që ka qëlluar mbi një “Audi” të bardhë dhe duke lënë kështu të vdekur dy perosnat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, në zonën e Astirit.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat janë lëshuar nga ana e shoferit dhe dyshohet se autorët kanë qenë profesionistë.

“Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.” – bëri me dije policia.

Related Articles