Vizita e delegacionit të Qeverisë së Kosovës, të kryesuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Turqi ka përfunduar.
Që nga e premtja e kaluar e deri më sot, Kurti me disa anëtarë të kabinetit të tij zhvilloi disa takime të rëndësishme.
Këto takime janë zhvilluar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, ministrin e Mbrojtjes Yasar Guler e shumë takime të tjera, duke konfirmuar kështu trashjen e miqësisë mes dyja vendeve.