Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, nisin hetimet

Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, nisin hetimet

Një foshnjë dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka njoftuar Policia të mërkurën, raporton Gazeta Enigma.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai nuk ka bërë të ditur për shkaqet e vdekjes.

“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles