Një foshnje është sjellë pa shenja jete në Spitalin e Pejës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet për rastin që ka ndodhur në Dugajevë të Klinës.
Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga Emergjenca të shtunën në orën 11:42.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi.
Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.