Franca bën rikthim sensacional ndaj Belgjikës

Franca bën rikthim sensacional ndaj Belgjikës

Franca ka arritur të bëjë rikthim sensacional ndaj Belgjikës, ku ishte duke humbur me dy gola, duke fituar në fund me rezultat 3-2, për të kaluar në finale të Ligës së Kombeve, ku e pret Spanja.

Belgët ishin më të rrezikshëm dhe më konkret në rastet e tyre, sidomos në metrat e fundit në pjesën e parë.

Rastin i parë në ndeshje erdhi në minutën e katërt, kur Hugo Lloris bëri pritje të madhe, duke ndalur gjuajtjen e Kevin de Bruyne.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 37-të, kur Yannik Carrasco shënoi për 1-0.

Kur pritej reagimi i Francës, ishin belgët që shënuan për 2-0 pas një aksioni të bukur mes De Bruyne e Romelu Lukaku, ku ky i fundit shënoi.

Belgjika shkoi në pushim me një avantazh të mirë, por pjesa e dytë tregoi diçka tjetër.

Me të filluar pjesa e dytë, Franca fuqishëm u fut në lojë, ndërsa skuadra dukej tejet e vendosur.

Ndeshja u hak me Karim Benzeman që shënoi në minutën e 62-të për 2-1, pas një lëvizje të bukur në zonë dhe një goditje të saktë me të majtën.

Pas golit të shënuar francezët u hodhën edhe më shumë në sulm për të barazuar, duke krijuar shumë.

Në minutën e 68-të, Franca fitoi penallti me Antoine Greizmann.

Nga pika e bardh gjuajti Kylian Mbappe që shënoi për 2-2, duke e mposhtur Thibaut Courtoisin.

Lukaku shënoi në minutën e 88-të, por që pas shikimit në VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, Theo Hernandez, që debutoi me fanellën e gjelave në këtë ndeshje, lëshoi një goditje të fuqishme për të mposhtur Courtois për 3-2.

Me këtë fitore Franca kalon në finale, ku do të takohet me Spanjën.

Related Articles