Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.
“Franca është shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë dhe të gjitha aktet e dhunës në terren”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.
Mes tjerash thuhet se kjo situatë nxit palët të tregojnë përmbajtjen maksimale dhe ndjenjën e përgjegjësisë për të ulur tensionet.
“Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë përparim në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të bëjë përparim në perspektivat e të dy vendeve për një të ardhme në Evropë”, thuhet tutje në reagim.
Tutje thuhet se Franca inkurajon fuqimisht “të dy palët që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE”.
Mes tjerash thuhet se ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bisedojë për këtë çështje me homologët e saj evropianë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.