Franca ka marrë vendim që për të gjithë personat e moshës 18-25 vjeç, të ofrohen prezervativë falas në barnatore, ka bërë të ditur presidenti francez, Emmanuel Macron, nëpërmjet një statusi në Facebook të enjten.
“Për të gjithë njerëzit e moshës 18-25 vjeçare, në vitin 2023, prezervativët do të jenë falas në barnatore”, ka thënë ai.
Këtë vendim, autoritetet e morën si tentim për t’i reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë.
“Është një revolucion i vogël”, pati deklaruar Macroni gjatë një debati shëndetësor.
Autoritetet shëndetësore në Francë bënë të ditur se sëmundjet seksualisht të transmetueshme u rritën për 30 për qind gjatë viteve 2020-2021.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 1 milion sëmundje seksualisht të transmetueshme regjistrohen çdo ditë në mbarë botën.
Më shumë se 500 milionë njerëz vlerësohet të kenë një infeksion gjenital.