Franca në stilin e kampionit triumfon ndaj Australisë

Franca në stilin e kampionit triumfon ndaj Australisë

Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore të thellë rrugëtimin për mbrojtjen e trofeut të Kupës së Botës në Katar.

“Gjelat” nën drejtimin e Deschamp kanë fituar 4:1 kundër Australisë, në takimin e vlefshëm për Grupin C.

Shifrat të parët i zhbllokuan australianët me anë të Goodëin që shënoi pas një aksioni briliant.

Epërsia e Australisë zgjati deri në minutën e 27-të kur Rabiot me kokë barazoi rezultatin. Pesë minuta më vonë, Giroud përmbysi rezultatin në të mirë të Francës.

Kylian Mbappe dhe Giroud me dy golat të shpejt në minutat 68-të dhe 71-të vulosën epilogun e këtij takimi.

Oliver Giroud, 36-vjeçar, me dy golat ndaj Australisë e ka barazuar rekordin e Thierry Henry me 51 gola si dy golashënuesit më të mirë në histori të Kombëtares franceze.

Me këtë fitore, Franca është në krye të grupit me tri pikë, nga një pikë kanë Danimarka e Tunizia, kurse Australia është e fundit pa pikë.

Related Articles