Disa persona raportohet se janë plagosur pas një sulmi me thikë në Annecy të Francës, raporton BBC News, transmeton Gazeta Enigma.
Sulmi u krye nga një individ në një shesh në qytetin alpin të Annecy, në Francën juglindore, shton ministria.
Individi është arrestuar “falë ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”.
Është raportuar se fëmijët e plagosur në sulm ishin rreth tre vjeç.
Raportet e mediave franceze sugjerojnë se sulmi me thikë ndodhi rreth orës 09:45 me kohën lokale.
Siç dihet deri tani, tre viktimat janë në gjendje kritike.
Agjencia e lajmeve gjithashtu raporton se i dyshuari, i armatosur me thikë, sulmoi fëmijët e moshës rreth tre vjeç në një park pranë një liqeni në qytetin Annecy dhe i njëjti tashmë është arrestuar. /Gazeta Enigma