Opozita pro projektligjit për zgjedhjet: “Përmes tij vendi do të afrohet më shumë me diasporën”

Opozita pro projektligjit për zgjedhjet: “Përmes tij vendi do të afrohet më shumë me diasporën”

Abelard Tahiri kryesues i komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore në shqyrtimin e parë të projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme ka thënë se ky është prej ligjeve më të rëndësishëm në vend.

Ai ka thënë se përmes këtij ligji, vendi do të afrohet edhe më shumë me diasporën, duke u mundësuar atyre mënyra më të lehta për të votuar.

“Para jush do të prezantoj një projektligj të ri që përbëhet nga 130 nene, 92 janë rihartuar, pjesa tjetër ka pasur intervenime. Përbëhet nga 21 kapituj. Janë inkorporuar rekomandimet e BE-së. Kemi marrë edhe rreth 50 rekomandime nga KQZ-ja. Kemi marrë edhe rekomandime nga grupet parlamentare. Për herë të parë diaspora do të ketë mundësinë të votojë në tri mënyra, në një prej tyre edhe fizikisht në ambasada diplomatike të vendit tonë. Ky është një hap i madh që e forcon edhe lidhjen tonë me diasporën”, ka thënë ai.

Edhe nga LDK-ja janë deklaruar pro këtij projektligji./Gazeta Enigma.

Related Articles