“France Football” bën njoftimin e rëndësishëm: Sonte do të jepen dy çmime të reja

“France Football” bën njoftimin e rëndësishëm: Sonte do të jepen dy çmime të reja

Organizatori i ceremonisë së “Topit të Artë”, France Football, pak para nisjes ka zbuluar se sonte përpos çmimeve që dihen tashmë do të ndahen edhe dy çmime të reja.

Se çfarë janë këto çmime dhe për kë, ende nuk dihet asgje, duke e lënë kështu surprizë.

Deri më tani janë zbardhur 7 emrat e fundit të listës prej 30 lojtarësh kandidatë për fitimin e trofeut më të rëndësishëm individual, Topi i Artë dhe çmime tjera.

Së fundi mediat franceze raportuan për dy lojtarë të rinjë në listë, Cezar Azpilicueta dhe Luka Modric, të radhitur në vendin e 9-të që të dy.

Ndërsa pak çaste më parë, kur kanë ngelur vetëm tri orë para spektaklit në Paris, janë publikuar edhe 3 emrat e tjerë, për t’u plotësuar 10-ja e fundit e lojtarëve pretendentë, me Kane, Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes.

Related Articles