FSHF në luftë edhe me tifozët, lë pa bileta “Tifozat Kuq e zi”

FSHF në luftë edhe me tifozët, lë pa bileta “Tifozat Kuq e zi”

Kombëtarja shqiptare do ti zhvillojë dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026.

Por, për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila zhvillohet më 24 mars në “Air Albania”, shtëpia më e madhe e futbollit në Shqipëri ka lënë pa bileta tifozët e saj besnik “Tifozat Kuq e Zi”, me ç’rast ka ardhur edhe reagimi i tyre.

“Përmes një emaili që kemi pranuar, pasi disa insistimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të pararezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojnë gjithëpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozerike”.

“Stadiumin dhe përkrahjen ndaj ekipit kombëtar TKZ-së, nuk mund t’ja ndaloj askush, e as FSHF-ja. NE do të jemi të pranishëm aty, do të jemi në Uembli, do të jemi gjithkund për të dhënë mendimin tonë, për të shprehur pakënaqësinë tona. Reagimet tona nuk do të ndalen, ato veçse do të intensifikohen dhe kushdo që gënjehet për të kundërtën me keqardhje por do të zhgënjehet keq”, thuhet ndë të tjerash në komunikatën e tifozëve./Gazeta Enigma/

Related Articles