Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka gjetur 1.597 predha të mortajës dhe artilerisë në Parkun e Lirisë në Ferizaj, shkruan Gazeta Enigma.
FSK ka bërë të ditur se këtu mjete kanë mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Sipas FSK-së, këto mjete nuk paraqesin rrezik për qytetarët dhe aktualisht janë të sigurta.
“Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së, është duke kryer operacionet e pastrimit të Fushëbetejave në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku ka hasur në një sasi të madhe të municioneve eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Kompania e Deminimit do të vazhdoj me përkushtim të lartë deri në pastrimin e të gjitha fushave të kontaminuara me mina dhe municione eksplozive”, thuhet në njoftimin e FSK-së./GAZETA ENIGMA/