Senatori amerikan: Qeveria e Kurtit kokëfortë karshi dialogut

Senatori amerikan: Qeveria e Kurtit kokëfortë karshi dialogut

Senatori amerikan, Chris Murphy ka shkruar për përshtypjet e tij për udhëtimin katërditor në Ballkan, shkruan Gazeta Enigma.

Prishtina është njëri nga qytetet e preferuara të Murphyt, i cili vizitoi Kosovën para dy javësh së bashku me dy senatorë të tjerë (Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis).

Murphy e ka përshkruar udhëtimin e tyre në Prishtinë me dy  detyra kryesore që kishin vizitën te civilët afganë në Bondsteel dhe dërgimin e mesazhit të fortë qeverisë së re të Albin Kurtit për rifillim të dialogut me Serbinë.

Murphy e quan kokëfortë qeverinë e Kurtit sa i përket vazhdimit të bisedimeve me Serbinë. Ai ka thënë se dy qeveritë si ajo serbe dhe kosovare kanë bërë përparim në dialog.

“Detyra jonë e dytë ishte t’i jepnim një mesazh të fortë qeverisë së re të Kosovës në takimet tona me presidenten e re Vjosa Osmani dhe aktivistin e kthyer në kryeministër Albin Kurti. Kosova do të dëshironte të anëtarësohej edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian, por që kjo të ndodhë Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje në të cilën njohin ekzistencën e shtetit tjetër. Një dialog drejt këtij qëllimi është në proces, por si qeveria serbe ashtu edhe ajo e Kosovës nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm dhe së fundmi qeveria e Kurtit ka qenë veçanërisht kokëfortë në vazhdimin e bisedimeve”, ka shkruar senatori amerikan.

Related Articles