Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën ka bërë të ditur se FSK-ja çdo ditë po aftësohet më shumë për ruajtjen e territorit, raporton Gazeta Enigma.
Në kuadër të ushtrimit “Arrow Delta 01”, togu i rikonicionit dhe togu i mortajave nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë janë duke demostruar testimin e kapaciteteve të tyre për mbështetjen e operacioneve mbrojtëse dhe aftësive të liderëve kyç.
Duke shpërndarë disa fotografi të ushtarëve në rrjetin social Facebook, ministri thotë se krahas furnizimit me pajisje dhe sisteme të armatimit, trajnimi dhe testimi i shkathtësive individuale dhe ekipore janë shtylla tejet të rëndësishme për zhvillimin e aftësive luftarake të njësive të FSK-së.
Postimi i plotë i Maqedoncit: