Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), janë duke u stërvitur për pjesëmarrjen në “Dynamic Front 22” në Gjermani, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka njoftuar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj teksa theksoi se kjo është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe abacuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.
“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ‘Dynamic Front 22’ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë. Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar ministri Mehaj. / Gazeta Enigma/.