Forca e Sigurisë së Kosovës është vlerësuar si institucioni më i besuëshëm nga qytetarët e Kosovës.
Sipas rezultateve të anketimit besushmëria e qytetarëve ka arritur në 82%, që është shifër më e lartë se në vitet e kaluara.
Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet poashtu si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.
“Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare. Derisa, anketimi i parë matë perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, anketimi tjetër interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione”,thuhet në njoftim.