FSSHK paralajmëron veprime sindikale nëse nuk vazhdohen shtesat për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë

FSSHK paralajmëron veprime sindikale nëse nuk vazhdohen shtesat për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë

Kryesia e FSSHK-së ka bërë sot thirrje për vazhdimin e pagës shtesë për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, një ditë para se Kuvendi të miratojë Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

“Ne sot si Kryesi jemi marrë vesh që nëse nuk miratohet kërkesa jonë për shtesat në pagë bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës pavarësisht situatës epidemiologjike në shtator do të ndërmarrim veprime radikale sindikale”, thuhet në reagim.

FSSHK kërkon zbatimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë dhe se lidhur mbi këtë çështje i janë drejtuar me kërkesë kryetarit të Komisionit Parlamentar për buxhet, punë dhe transfere Armend Muja, kryetarit të Parlamentit Glauk Konjufca, si dhe kryetares së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku.

Related Articles