Ftoftë e shi, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ftoftë e shi, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në fundjavë mbetet mot me shi, të shtunën edhe më ftohtë. Kryesisht vranët dhe me shi edhe në fillim të javës së ardhshme.

9.10 – Kryesisht vranët e më ftohtë, paradite me reshje shiu, e gjatë ditës kohëpaskohe me riga lokale shiu.

10.10 – Kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu, vende-vende edhe intenzive.

11.10 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes me shi, e gjatë ditës reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore priten edhe reshje bore.

12.10 – Kryesisht me vransira, në mëngjes me riga lokale shiu. Ditën mund të ketë edhe intervale të shkurta me diell.

13.10 – Kryesisht vranët, e gjatë ditës fillojnë sërish reshje shiu.

Temperaturat minimale luhaten nga 5-8C, të mërkurën zbresin edhe deri në 4C, e maksimalet pasi pësojnë rënie deri në 9C ditën e shtunë, të dielen rriten në 12C, e më pas sërish me tendencë të rënies.

Do të dominojnë erëra nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e nga mesi i javës me tendencë të rënies. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles