Ftohtë, shi e borë, parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

Ftohtë, shi e borë, parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

Në ditët vijuese shtim vransirash e rritje e temperaturës ditore.

Të premten me reshje shiu në mbrëmje, që më vonë sërish shndërrohen në borë.

3.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut shtrihen mbi vend, e gjatë natës edhe shndërrohen në borë me rënie të temperaturës.

4.12 – Më ftohtë, e fillimisht me vransira, e gjatë ditës do të ketë edhe kthjellime, derisa në mbrëmje vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

5.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira me mjegull. Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.

6.12 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi. Vetëm në zona malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale deri të premten rriten edhe në 4C, e deri të dielen, vende-vende mund të zbresin edhe deri në -4C.

Ndërkaq maksimalet rriten deri në 10 e 12C, të enjten e të premten, e të shtunën zbresin në 5C, për të shënuar rritje sërish të dielen edhe prej 10C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten mbrëma edhe nga verilindja me hove edhe deri në 14m/s.Shtypja atmosferike mbetet e ndryshueshme, sa përreth vlerave normale, e të premten e të dielen zbret në rënie./Gazeta “Enigma”/

Related Articles