Sulmohen fizikisht pronarët e një hoteli në Prishtinë, ka edhe të shtëna me armë

Pronarët e një hoteli në magjistralen Prishtinë – Ferizaj janë sulmuar.

Ata janë sulmuar siç merr vesh Front Online para pak çastesh nga tre persona në pronën e tyre, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Për pasojë, të njëjtit, shkaku i goditjeve të marra i janë nënshtruar trajtimit mjekësor.

Gjatë përplasjes mes dy grupeve është përdorë edhe një armë. Me të shtiu djali i pronarit të hotelit.

Nuk raportohet për të plagosur. Tre të dyshuarit ndodhën në arrati.

E motivi që çoi në këtë konflikt fizik e të armatosur nuk dihet akoma./Gazeta “Enigma”/

Related Articles