Me temperatura edhe më të ulëta sesa aktualet, pritet të nis java e re, raporton Gazeta “Enigma”.
Të hënën priten rreshje të borës, kurse në pjesën e dytë të javës temperaturat në rritje, me vransira, parashikon “Prishtina Weather”.
Dita e martë sjell kthjellime, e nga e mërkura do të ketë edhe vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, kur edhe temperaturat maksimalet fillojnë të rriten.
Ditën e premte priten mundësi për të reshura bore, e në vise më të ulëta edhe të shiut.
Cilësia e ajrit, mbetet me indeks kryesish në vlera të pranueshme ditën e hënë, mirëpo nga dita e martë periudhat më të zgjatura të qetësisë, mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, që bën indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.
Datat:
24.01 – Shumë ftohtë e me erë. Orëve të mëngjesit reshje të dobëta bore. Ditën mbeten vransirat, vende-vende me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
25.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, por mbetet shumë ftohtë.
26.01 – Shumë ftohtë, e kryesisht me vransira.
27.01 – Ftohtë e pjesërisht vranët. Ditën me intervale me diell.
28.01 – Kryesisht me vransira, me mundësi për të reshura bore, dhe shiu në vise më të ulëta.
Temperaturat në fillim të javës mbesin ndjeshëm nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin edhe në -14C e -12C ditën e martë, e deri të premten rriten në -2C. Ndërkaq maksimalet të hënën ngjiten vetëm në -5C, e nga e enjta në 3C e 5C.
Era frynë nga verilindja, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme 6-12m/s, e në ditët tjera fillon të qetësohet me drejtime të ndryshme 1-4m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga mesi i javës në rënie të lehtë. /Gazeta Enigma.