Dyshohet se ofendoi Erdoganin, arrestohet gazetarja turke

Dyshohet se ofendoi Erdoganin, arrestohet gazetarja turke

Është arrestuar gazetarja turke, Sedef Kambas pasi dyshohet se gjatë transmetimit në televizion përdori një fjalë të urtë, që dyshohet se i referohej presidentin Erdogan.

“Ka një fjalë të urtë të njohur që thotë se koka e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne shohim që kjo nuk është e vërtetë. Kau që hyn në pallat nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”, tha gazetarja e  njohur në Turqi, në rrjetin televiziv Tele1.

Gazetarja u arrestua gjatë natës në shtëpinë e saj në Stamboll, u mor në pyetje dhe u la në paraburgim, tha të shtunën avokati i gazetares,  Ugur Poiraz.

“Arrestimi i Sedef Kampa për ‘fyerje të presidentit’ është një shkelje serioze e së drejtës për lirinë e shprehjes,” komentoi Sindikata e Gazetarëve Turke (TGS)./Gazeta Enigma/

Related Articles