Milani – Inter dhe Roma – Napoli do të jenë dy ndeshjet derbi të kësaj fundjave në kampionatin italian të futbollit.
Derbi i zjarrtë ndërmjet Milanit dhe Interit luhet të dielën nga ora 18:00.
Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të Serie A.
Milani ka fituar ndaj Interit në dy ndeshjet e fundit.
Te skuadra e Milanit pritet që të startojë transferimi më i ri, mbrojtësi anglez Kyle Walker.
Interit pritet t’i kthehet mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu, i cili mungoi në gjashtë ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.
Milani pas 21 ndeshjeve të luajtura këtë edicion renditet në pozitën e shtatë me 34 pikë.
Interi ka 50 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Ka po ashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.
Të dielën nga ora 20:45 luhet ndeshja Roma – Napoli.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte, Napoli, është lider me 53 pikë.
Roma ka 30 pikë në vendin e nëntë.
Ndeshjet tjera interesante që luhen të dielën janë Juventus – Empoli nga ora 12:30 dhe Fiorentina – Genoa nga ora 15:00.
Ndërsa të shtunën luhen katër ndeshje.
Nga ora 15:00 luhen ndeshjet Monza – Verona dhe Udinese – Venezia.
Atalanta e pret Torinon nga ora 18:00 kurse Bologna përballet me Comon nga ora 20:45.
Xhiroja e 23-të e Seria A përfundon të hënën me ndeshjen Cagliari – Lazio që luhet nga ora 20:45.