Kuvendi sot ka mbajtur senacë të jashtëzakonshme për furnizimin me ushqim të ushtarëve të FSK-së.
Gjatë seancës, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur se nuk po gjen fjalë të duhura për të përshkuar këtë gjendje të krijuar, siç e quan ai “absurde”.
“Nuk po gjej ndoshta fjalën e duhur për ta përshkruar, të vijë gjendja që Kuvendi i Kosovës të debatojë për furnizimin me ushqim të Ushtrisë së Kosovës, është gjendja më absurde që nuk do t’i kishte shkuar kujt në mendje që do të vinim në këtë pikë”, u shpreh ish-kryeministri.
“Ndoshta do të duhej që sot të diskutonim për planin 10-vjeçar të avancimit të FKS-së në ushtri të rregullt sipas standardeve të NATO-s”, shtoi ai. /Gazeta Enigma