Dy gola të shënuar nga sulmuesi Urim Statovci kanë bërë që Fushë Kosova t’i arkëtojë pikët e plota në duelin e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Kosovës ndaj Gjilanit. Fushë Kosova të mërkurën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, fitoi me rezultatin 2:0.
Statovci realizoi nga penalltia në minutën e 39-të për 1:0. Ndërkohë, golin e dytë e realizoi në minutën e 79-të, pas gjuajtjes së saktë me kokë. Për Fushë Kosovën ishte fitorja e parë sezonale dhe tani ka pesë pikë, por nuk ka lëvizur nga pozita e fundit në tabelë.
Me dy barazime e një fitore, ka pesë pikë, një më pak se Liria në vendin e nëntë. Gjilani mbetet në pozitën e tetë me po aq pikë të grumbulluara në nëntë ndeshje të luajtura në këtë edicion të elitës së futbollit të Kosovës. Ka dy fitore, dy barazime e pesë disfata.
Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, Fushë Kosova luan sërish me Gjilanin, por në udhëtim.