Një person është plgosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Viktima që u qëllua me armë është një grua e cila është dërguar në QKUK.
Në media u raportua se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.
Para katër ditësh, i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm.
Kjo u bë e ditur edhe ministrja Haxhiu përmes një postimi në Facebook.
Pasditen e 2 gushtit, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për shkak të konflikteve për xhelozi.
Denoncimi i rastit vuri në lëvizje Policinë dhe pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Pas përfundimit të masës së ndalimit policor, i dyshuari u lirua dhe shkoi një hap më tej, ku sot e plagosi viktimën, rast ky që mund të përfundonte me fatalitet.
Nga Klinika Emergjente kanë bërë me dije se viktima u dërgua në gjendje të rëndë, por fatmirësisht për momentin është me vetëdije.
“I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse por gjendja është stabile”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.