Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona në Fushë Kosovë për shkak se ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Nëna Tereza” të këtij qyteti.
Për shkak të rrahjes dhe nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Gazetën “Enigma”.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.”
“Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.