Sot (Hënë) nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar, pasi është pranuar informata se i njëjti dyshohet të ketë tentuar të kryej një rast vjedhje në një market.
Personi i dyshuar është A.M. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar për së paku dy raste të tjera të vjedhjeve.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.